Tirana, Albania
+355 42 234 979

Pyetjet më të shpeshta për shërbimin Western Union Transfer Parash®

Western Union Financial Services Inc. është Kompania Lider për shërbimet e transfertave të parave në gjithë Botën. I njohur fillimisht për shërbimin telegrafik, Western Union® nisi të ofronte transferta elektronike të parave në vitin 1871. Janë mbi 500.000 Agjenci të Western Union® në 200 shtete në të gjithë Botën.
Kushdo që ka nevojë të dërgojë para me siguri dhe shpejtësi, mund të përdorë Western Union®.
Për të përdorur shërbimin Western Union® nuk duhet të keni llogari bankare dhe nuk nevojitet Kartë Krediti. Megjithatë për rrethana sigurie Dërguesi duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm.
Nga Shqipëria, ne mund të kryejmë dërgesa vetëm në monedhat euro dhe lek. Në shtetin pritës marrësi do të paguhet sipas monedhës së shtetit përkatës.
Të dërgosh para është shumë e thjeshtë: Mjafton që të shkoni në Agjencinë më të afërt që ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM dhe të plotësoni formularin “Dërgesë Parash”. SHËNIM: Ky shërbim mund të mos jetë i vlefshëm në të gjitha agjencitë e Western Union®
  1. Dorëzoni formularin e plotësuar, shumën që do të dërgoni dhe komisionin përkatës.
  2. Paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi.
  3. Operatori i Western Union® regjistron në sistem të dhënat e formularit. Operatori do t’ju japë Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe një kopje të formularit.
  4. Telefonojini Marrësit dhe i komunikoni Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN) dhe shumën e dërguar.
Numri i Kontrollit të Transfertëss së Parave (MTCN) është numër i shënuar nga operatori i Western Union® në formularin tuaj të dërgesës që ndihmon Western Union® të kontrollojë në të gjitha rastet transfertën e parave, edhe kur transferta është bërë me telefon ose me internet. Mund ta kontrolloni dhe ju gjithashtu, duke përdorur internetin. Klikoni këtu. Dërguesi duhet t’ja komunikojë këtë numër Marrësit në mënyrë që Marrësi të mund të tërheqë me lehtësi paratë në agjencinë më të afërt.
Në radhë të parë sigurohu që informacioni i dhënë të jetë i plotë dhe i saktë, në rast se Western Union® do të duhet t'iu kontaktojë. Së dyti duhet të plotësoni ne mënyrë te plotë dhe të saktë cdo fushë të formularit. Për ta përshpejtuar procesin e tërheqjes së parave, i komunikoni Marrësit numrin MTCN
Të gjitha transfertat e Western Union® në Shqipëri kryhen me para në dorë (CASH).
Për të gjetur agjencinë më të afërt Western Union, you mund të vizitoni website-in e Western Union. Ju mund të telefononi Qendrën e Shërbimit të Klientit në shtetin ku jetoni dhe do të informoheni menjëherë për agjencinë më të afërt. Gjithashtu ju mund te gjeni agjencine me te afert duke klikuar ketu: Google Maps
Të tërheqësh para është shumë e thjeshtë:
  1. Mjafton të shkoni në agjencinë më të afërt të Western Union®, të plotësoni formularin “Tërheqje Parash” dhe shkruani Numrin e Kontrollit të Transfertës së Parave (MTCN).
  2. Shënoni në formular shumën që prisni të merrni, emrin e dërguesit dhe vendin nga dërgohen paratë.
  3. Paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi.
  4. Brenda pak minutash operatori i Western Union® ju jep paratë dhe një kopje të formularit “Tërheqje Parash”.
Transfertat e parave normalisht do të paguhen me para në dore (cash). Të gjitha pagesat i nënshtrohen disponueshmërisë dhe kushteve që apikohen në agjencinë paguese të Western Union. Në rrethana të kufizuara, pagesat e transfertave të parave mund të jenë subjekt i taksave lokale dhe/ose të tarifave të shërbimit.
Përveç tarifave të transfertave të zbatueshme në çdo transaksion, aplikohet edhe kursi i këmbimit të monedhës i vendosur nga Western Union®.Tarifat e transfertës dhe paratë që Western Union, (ose agjentet e tij) fitojnë kur ai kemben paratë tuaja në një monedhë të huaj mund të ndryshojë bazuar në monedhën e pagesës që ju zgjidhni. Disa Agjentë të Western Union mund t’i ofrojnë Marrësve zgjedhjen për të tërhequr paratë në një monedhë të ndryshme nga ajo që ju keni zgjedhur. Në këto raste Western Union (ose agjentet e tij) mund të fitojnë para shtëse kur ata këmbejnë fondet tuaja në monedhën e zgjedhur nga Marrësi. Nëse ju zgjidhni një monedhë pagesë të ndryshme, nga monedha e vëndit në të cilin ju keni dërguar paratë, monedha e pagesës që ju zgjidhni mund të mos jetë gjëndje në të gjitha pikat e Agjenteve të Western Union, ose mund të mos ketë gjendje në prerje të vogla monedhash për të paguar të gjithe transfertën tuaj. Në të tilla rast, agjenti pagues mund të paguaje të gjithë, ose një pjesë të transfertës tuaj në monedhën e vendit.
Jo. Dërguesi paguan të gjitha tarifat e shërbimit.
Dërguesi njoftohet me anë të një mesazhi, tek numri që ka lënë gjatë kohës që bën dërgesën. Për të kontrolluar statusin e transfertës tuaj, vizitoni www.westernunion.com.
Çdo agjent i Western Union® përcakton orarin sipas kushteve specifike të shtetit ku ai vepron. Megjithatë shumë agjentë punojnë me orare të zgjatura gjatë gjithë javës dhe fundjavës duke ofruar orare shumë të përshtatshme.
  • SIGURI : transferta mbrohet nga një sistem i lartë sigurie i standarteve ndërkombëtare.
  • SHPEJTËSI : ju mund të dërgoni paratë dhe brenda pak minutash ato janë gati për tu tërhequr.
  • BESUESHMËRI : Paratë i paguhen vetëm personit të përcaktuar nga ju (Marrësit). Gjithashtu Western Union® ju siguron se transferta juaj do të jetë e vlefshme për tu paguar ose në të kundërt do t’i kthehet përsëri Dërguesit. Për më shumë informacion telefononi Qendrën e Shërbimit të Klientit.
  • LEHTËSI – nuk ka nevojë të keni llogari bankare, çeqe, depozita. Mund të përdorni telefonin apo internetin. Rrjet i gjerë agjencish që mund të gjenden shumë lehtë dhe janë fare pranë jush Agjenci të Western Union®
Këtë informacion e gjeni në çdo agjenci Western Union.